Pa Fokus Dhjetor | Page 12

Tash të vijmë te Ngjarja. Sigurisht jo në kuptimin e zinxhirit të ndodhive apo larmisë së interpretimeve të asaj që ndodhi, por në hulumtimin brenda shumësisë dhe gjetjes aty të gjurmëve që Vjeshtën shqiptare do ta kthenin në pikë reference emancipuese në historinë e Shqipërisë, e mbase frymëzuese edhe për popujt të tjerë në të njëjtën derexhe social-politike si ne. Ngjarja ka nevojë për disa kushte: kërkon universalizëm qëllimi, ndarje të shoqërisë në dysh, ku njëra palë, pavarësisht se është palë arrin të përfaqësojë të tërën politike, dalje nga anonimati i të përjashtuarve të posaçëm shoqërorë mbi kurrizet e të cilëve mbahet ngrehina hierarkike dhe në fund trupa politiko-shoqërore që identifikohen dhe i qëndrojnë besnikë kumtit të saj emancipues. Dhe sigurisht që të gjitha këto nuk kanë të bëjnë vetëm me atë që ndodhi, por me prodhimin prapaveprues ligjërimor dhe politik të asaj që ngjau në atë situatë. A është qëllimi universal? Afërmendsh që kjo nuk mund t’u drejtohet si pyetësor pjesëmarrësve individualisht, të cilët si në çdo Ngjarje tjetër, motivohen nga një larmi shtysash dhe idesh. Qëllimin universal mund ta vërejmë në mobilizimin kolektiv në emër jo vetëm të jetës në terma biopolitikë (që i përket të gjithëve), por mbi të gjitha në atë të dinjitetit dhe barazisë në raport me kërkesat poshtëruese që burojnë jashtë nesh dhe aty zbatohen servilisht nga qeveritarët tanë. Prapëseprapë kaq nuk mjafton për universalizëm qëllimi, pasi i plotë ky mund të prodhohet veç në të ardhmen, nga zhvillimi i një lëvizjeje që identifikohet me frymën emancipuese të atyre ditëve dhe i shtrin qëllimet e saj në mobilizimin dhe dhënien zë të të gjithë të pazëve e të përjashtuarve socialë e politikë, prej punëtorëve, të papunëve, studentëve që s’janë më veç studentë, por të punësuar si mos më keq në format më pak të kualifikuara të punës, grave, pakicave identitare etj. E kësisoj Ngjarje, si çdo Ngjarje tjetër nga Revolucioni Francez e tëhu, ajo nuk ka si të jetë tani, por veç mund të bëhet. Së dyti, a u nda shoqëria në dysh dhe a ishte njëra palë edhe shprehëse e të pashprehurve? Bash po, çka vihet re sidomos pas atyre ditëve, ku burime ende misterioze propagande zyrtare përhapin lajme mrekullore të ngjashme me ato të çekut të bardhë, ku shqiptarët duket se i ranë fatit të madh me shkelm. Aq sa s’është e rrallë këtyre ditëve të dëgjosh njerëz që kanë filluar të bëjnë pjesëtimet e miliardave imagjinare të premtuara dhe të numërojnë se sa dhjetëramijëra dollarë për frymë u kanë ikur nga duart. Ky diversion e riformon ndarjen në dysh të shoqërisë, që u vërejt në forma më pak 12 të dukshme ato ditë, sidomos midis shumësisë në shesh dhe shpërfillësve/indiferentëve/cinikëve. I vihet theksi këto ditë, po cinikisht, faktit që shumica dërrmuese e pjesëmarrësve ishin të rinj, nxënës e studentë, si për të theksuar papjekurinë apo llasticërinë e moshës. Edhe empirikisht kjo nuk është e vërtetë, pasi të rinjtë mbizotëronin në numër, por aty kishte sa të duash veteranë, ish-të persekutuar, të persekutuar të të sotmes, katundarë, të papunë etj. Afërmendsh që duhet të kesh jetuar në shesh ato ditë për t’i parë nga afër ata që largësia e kapjes kameramike nuk i nxjerr në pah. Nga ana tjetër, të rinjtë që braktisën shkollat, dhe jo thjesht prej “lirisë” që na ka dhuruar qeveria e re, përbëjnë një kategori shoqërore sa të përjashtuar nga marrja në konsideratë, aq edhe të shfrytëzuar në shumicën e tyre si studentë nga tarifat e larta, domosdoshmëria për të bërë punë të pakualifikuara e tjetërsuese dhe e ardhmja e zymtë e papunësisë dhe varfërisë. Pra shoqëria u nda në dysh, dhe njëra pjesë mori përsipër të fliste për të tërën për një çështje. E po ashtu në këtë rast, vetëm riorganizimi i ardhshëm dhe shtrirja e kauzave duke prekur nervat e një sistemi rrënjësisht klasor dhe përjashtues do ta përmbushnin kushtin e të kthyerit në Ngjarje. Dhe kushti i fundit, besnikëria e trupave të reja politiko-shoqërore që do të identifikohen dhe do t’i premtojnë besnikëri Ngjarjes së vjeshtës shqiptare me elementet e sipërpërmendura. Një nga këta trupa mund të jemi ne, Organizata Politike, që në historinë tonë trevjeçare kemi pa ??????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????)????????????????????????????????????????????????????????????????????????????)????????????????????????????????????????????????????????????????????????)A???????????????????????????????????????????A??????????????????????)???????????????????????????????????????)?????????????????????????????????????????)???????9?????????e???????????????????????????)???????????????????????????????????????)????????????????????????????????????????)???????????-??????????????????????????)????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????9??????)???????????????????????????????????????)???????????????????????????????????????)???????????9??????)i???????????????????????????????????????)??????????((??((