Aktuell7 - 131105 Albanisch | Page 7

shq ip 7 Zvicra filloi hetimet në tregun e këmbimit valutor Hetimet e filluara në vendet e ndryshme me dyshimin se bankat në tregun e këmbimeve valutore manipulojnë me kurse të valutave për qëllim të fitimeve duke bërë marrëveshje mes tyre, tani filluan edhe në Zvicër. Pas bankave angleze dhe amerikane dhe bankave si Deutchebank, Citigroup, Barcley supozohet se edhe banka UBS mori pjesë në këtë manipulim. [AKM / AID-3920] Inspektorët zviceran deklaruan se kanë filluar me hetime në disa institucione financiare në vend në lidhje me manipulime të mundshme në tregun e këmbimeve valutore. Hetimet e bëra ishin faza e fundit e hetimeve në lidhje me lëvizjet për të ndryshuar treguesit e referencave të përdorura shpesh. Agjencia rregullatore e tregut të Zvicrës, Finma, deklaroi se janë në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë rregullatore të vendeve tjera për arsye të interesimit të mundshëm të bankave të vendeve përkatëse. Hetimet në Zvicër filluan pas deklaratës së agjencisë rregullatore të tregut të Anglisë, FCA, të bërë në qershor në lidhje me pretendimet për manipulimin me kurset e valutave dhe se janë duke mbledhur informata në lidhje me këtë. Dy bankat më të mëdha të Zvicrës, që janë aktorët kryesor në tregun global të devizave dhe Credit Suisse nuk u prononcuan në lidhje me çështjen. Ndërkaq ende nuk dihen përmasat e heti- meve të Finmas. Burimet e afërta me hetimet, deklaruan se në qendër të hetimeve janë “fix-et” të cilat janë sesionet kyçe të çmimeve ditore dhe që përdoret nga një numër i madh i kompanive në nivelin global. Fix-i që përdoret më së shumti është ai i deklaruar në orën 16:00 sipas orës së Londrës për valutat si dollari, euro, jeni, franku. Pjesa prej 1-2% të tregut të këmbimeve valutore që ka një kapacitet prej 5,3 trilionë dollarë në ditë, rregullohen sipas këtyre fixeve. Ndërsa pjesa tjetër e madhe rregullohet në bazë të dhënave të çastit të çmimeve. Disa kompani dhe investitorë duke i përdorur këto fixe në librat e tyre të kontabilitetit përcaktojnë aktivin dhe pasivin e tyre. Fixet ditore të deklaruara përkojnë me mbylljen e tregut të aksioneve. Për shembull në Londër ora e publikimit është e përcaktuar në orën 16:00. Klientët e bankave urdhrat për blerje dhe shitje mund ti dërgojnë para publikimit të fixeve. Sipas burimeve të afërta me këtë temë, inspektorët hetojnë edhe në lidhje me çështjen se a sigurojnë apo jo fitime traderat duke i realizuar urdhrat e tyre para urdhrave të klientëve. Hetim ???????????????????????)???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????)1% =H?????????????????????)?????????????????????????????????????????????????)??????????????????????????????)????????????????)Q???]????M????)?????????????)?????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????)????????????????????????A??)?????????????????????M! ?)????????????????????????????)???????????????????????????)???1% =H?????????????????????)?????????????????-?????????)?????????????????????????)?????????????????????????)????????????????????????????????????????????????????)??????????9??????????????????????????????????()?????????? ?????????)Y????)5?????M??????? ?????????)???Y??????????????????)???????9?????????????????????????????????????)????????? ??????????????)_??????????????????????)??????((0