Aktuell7 - 131105 Albanisch | Page 4

shq ip 4 A është më i lartë “rreziku për aksidente” i makinave me ngjyrë të kuqe? Sipas studiuesve makinat me ngjyrë të mbyllët kanë më shumë shanse për të bërë aksidente në krahasim me makina me ngjyrë të qelë. Por, kompanitë e sigurimit nuk interesohen shumë me këtë fakt. [KTU / AID-3915] Makinat me ngjyrë të bardhë që qarkullojnë në trafik janë më të sigurta, ndërsa ato me ngjyrë të zezë janë më të rrezikshmet. Statistikat e bëra edhe pse shqetësuan personat që preferojnë makina posaçërisht me ngjyrë të mbyllët vërtetuan se këto të dhëna të marra nga studimet e bëra nga ana e një kompanie private të sigurimeve, janë të sakta. Makinat me ngjyrë të zezë në krahasim me makinat me ngjyrë të bardhë kanë rrezik për 12% më shumë për tu aksidentuar. Ndërsa makinat me ngjyrë hiri dhe të metaltë në krahasim me makinat me ngjyrë të bardhë kanë rreth 10-11% rrezik nga ak- sidentimet. Ndërkaq tek makinat me ngjyrë të kuqe në krahasim me të bardhat ky nivel është rreth 9%. Ndërkaq ngjyra e makinave Mobility të kompanisë Car-Sharing janë të kuqe, por zëdhënësi i Mobility, Janine Marfiota deklaroi se “Nuk e marrim seriozisht një studim të tillë”. Shumica e makinave të Mobility janë të siguruara nga kompania “Allianz Suisse”. Ndërsa edhe CEO i Allianz-it, Manfred Knof prononcohet pa u shqetësuar duke thënë “Nuk kemi problem me ngjyrën e kuqe”. Edhe “Axa Winterthur”, një kompani tjetër e sigurimeve e Mobility,