Aktuell7 - 131105 Albanisch | Page 15

shq ip 15 Donacionet vjetore arrin shifrën e 1.64 miliardëve Bëhet e ditur se donacionet e bëra në Zvicër vitin e kaluar arritën shumën prej 1.64 miliardë franka. Një pjesë e madhe e donacioneve, të cilat në krahasim me vitin e kaluar u rritën për 28 milionë franka, pra për 4.3%, bëhen në institucione bamirëse. Donacionet e bëra nga individët gjatë periudhës kur gjendja ekonomike ishte duke u përkeqësuar, rritet edhe më shumë me shtimin e ndjeshmërisë së solidaritetit. [AKM / AID-3888] Sipas deklaratës së bërë nga ana e unionit të institucioneve bamirëse në Zvicër, donacionet e bëra institucioneve zyrtare vitin e kaluar kaluan shifrën prej 1 miliardë frankave. Ndërsa 346 milionë frank që janë afërsisht 1/3 e do- nacioneve të bëra jaë donacionet e bëra nga ana e individëve veçmas. Ndërkaq donacionet e bëra nga anëtarët e institucioneve dhe përkrahësve të tyre llogaritet të jenë 198 milionë franka. Në anën tjetër rritja e donacioneve të bëra institucioneve zyrtare bamirëse nuk është edhe aq e madhe. Këto donacione, të cilat në vitin 2011 u rritën për 2.4% dolën në 0.6 miliardë frank. Në mesin e donacioneve është vërejtur edhe një rritje në lënien e trashëgimisë institucioneve bamirëse. Ndërsa shuma e këtyre donacioneve mbeti në nivelin prej 161 milionë franka. Një detaj tjetër interesant është se në mesin e donacioneve të mbledhura me fushatë dhe donacionet e bëra për kisha është vërejtur një ulje. Këto donacione gjatë vitit të kaluar janë ulur për 19 milionë frank dhe arritën shifrën prej 217 milionë frankave. Si shtesë e këtyre donacioneve institucionet bamirëse janë duke marr ndihma nga shteti. Gjithashtu institucionet tjera që kontrollohen nga institucionet bamirëse kanë edhe fitime. Shuma e përgjithshme e këtyre të ardhurave në vitin 2012 arritën shifrën e 3.1 miliardë frankave. Numri i institucioneve bamirëse, të cilat veprojnë nën çatinë e unionit të institucioneve bamirëse në Zvicër është 431. Schweizer spenden 1,64 Milliarden 1,64 Milliarden Franken haben Schweizerinnen und Schweizer im vergangenen Jahr den verschiedensten Hilfswerken gespendet. Das waren 28 Millionen oder 4,3 Prozent mehr als 2011. Dass Privatpersonen ungeachtet der wirtschaftlich schwierigen Zeiten mehr spenden, kommt häufiger vor: Gerade dann ist der Solidaritätsgedanke stärker Gjermanët nuk janë të përhershëm në Zvicër! Kthimi i qytetarëve gjermanë të vendosur në Zvicër, në vendet e tyre për shkak të vetmisë shumë shpesh bëhen temë e lajmeve të gazetave. Pas studimit të statistikave kuptohet se një në tre emigrant gjermanë pas afërsisht 18 muajve qëndrimi në Zvicër kthehen në vendin e tyre. Së fundmi numri i gjermanëve të kthyer në vendin e tyre në vitin 2012 u rrit në një shifër rekord dhe arriti në 16.600 persona. [AKM / AID-3889] Ndërsa nëse shikojmë në 10 vitet e fundit shohim se numri i gjermanëve të kthyer në vendin e tyre çdo vit është rritur për 5%. Por, rritja e numrit të emigrantëve gjermanë në 275.000 vitin e kaluar, ndërkohë që në vitin 2002 ishte 126.000, shikohet si arsyeja kryesore e rritjes së kthimit të tyre. Në dallim nga emigrantët të tjerë numri i gjermanëve që preferojnë të kthehen në vendin e tyre është duke u rritur. Thënë ndryshe një numër i madh i gjermanëve në vend se të qëndrojnë vazhdimisht në Zvicër preferojnë të jetojnë vetëm për një kohë. Një arsye tjetër e rritjes së kthimit është se ekonomia e Gjermanisë vjen duke u përmirësuar çdo ditë e më shumë. Si rezultat i kësaj, kompanitë gjermane të cilat kërkojnë punëtor të kualifikuar, mundohen ti bindin qytetarët e tyre të kthehen në vend. Tërheq vëmendjen se në mbledhjet që organizojnë një numër i madh i institucioneve gjermane në qytetet e mëdha ku jetojnë me shumicë qytetarët gjermanë si Cyrihu, bëhen përpjekjet për bindjen e qytetarëve për tu kthyer në vend. Qytetarët gjermanë që jetojnë në Zvicër, të ardhur dhe të kthyer Viti Gjithsej të ardhur të kthyer 2002 126048 15574 6689 2003 134618 15133 6106 2004 145967 18221 6711 2005 158651 20460 7550 2006 173908 24889 8891 2008 203225 40941 10346 2009 234640 46296 12143 2010 251852 22876 13135 2011 275300 26898 14632 Nicht alle Deutschen kommen, um zu bleiben Immer mehr Deutsche würden die Schweiz verlassen, weil sie hier einsam seien, war immer wieder zu lesen. Rund ein Drittel der Einwanderer gebe in den ersten achtzehn Monaten auf. Im Jahre 2012 knapp 16'600 Personen so viele Deutsche sind wie noch nie, aus der Schweiz ausgewandert.