Aktuell7 - 131105 Albanisch | Page 12

shq ip 12 3 rregulla të arta për tu bërë një miliarder Studimi i bërë gjatë periudhës 5-vjeçare nga ana e një kompanie kineze të sondazheve duke biseduar me pasanikët e Kinës, SHBA, Indisë dhe të vendeve të Evropës, nxori në pah tre veçori themelore me të cilat dallohen miliarderët prej njerëzve të tjerë. [KTU / AID-3912] Në një artikull të publikuar në revistën Forbes (pas studimeve të bëra të pjesëmarrësve në sondazh) tërhiqet vëmendja që faktorët më të rëndësishëm për tu bërë miliarder të shpeshtën e rasteve janë shansi dhe kohezioni. Një faktor tjetër i rëndësishëm është edhe bashkëshortja/ ti. Personat të cilët nuk frikësohen nga humbja, kreativ dhe të martuar me persona të duhur, marrin më lehtë veçoritë e miliarderit se të tjerët. Sekreti i parë për të qenë i pasur është të mos keni frikë nga humbja... Sipas studimit të bërë nga ana e China Market Resear- ch Group, sekreti i parë i pasurisë është të mos keni frikë nga humbja. Personat me të cilët kontaktuan studiuesit zakonisht vazhdojnë në rrugën e sigurt dhe të lehtë dhe në rast se detyrohen për të rrezikuar për të ndryshuar situatën, ata edhe rrezikojnë. Edhe nëse miliarderët gabohen në zgjedhjet e tyre, ata bëjnë të ditur se nga këto gabime nxjerrin mësime dhe vazhdojnë rrugën. Këta persona nuk lejojnë që përvojat e këqija të ndikojnë në optimizmin e tyre për të ardhmen. Një ish-drejtues i një kompanie të internetit, me të cilin është biseduar gjatë këtij studimi, deklaroi se para shpërthimit të aksioneve teknologjike, vlera e kompanisë, të cilës nuk deshi të jap emrin, ishte mbi 1 miliardë dollarë, por pas shpërthimit kompania falimentoj. Ai pranoi disfatën e tij dhe në vend se të tërhiqet ai sërish ndërmori iniciativa dhe aktualisht ndodhet në krye të një kompanie të re. Kreativiteti... Sipas artikullit të revistës Forbes, nevoja e dytë më e madhe e pasurisë është qasja në mënyrë kreative ndaj problemeve për të fituar burime të reja të të ardhurave. Pjesëmarrësit në sondazh bënë të ditur se në problemet me të cilat u ballafaquan shikonin nga një këndvështrim tjetër në dallim nga të tjerët dhe në vend se të lejojnë që vështirësitë t’ju shkatërrojnë jetën ata preferuan të ballafaqohen me problemin. Në këtë studim, ku i jepet vend opinioneve të udhëheqësit të një kompanie të naftës, i cili shpjegon përpjekjet e tij që pompat e benzinës, që i posedonte para shumë vitesh mund të shfrytëzohen më mirë. Kjo ide e këtij udhëheqësi, i cili projektoi idenë e bërjes pazar gjatë mbushjes së sarbatorëve të makinave me benzinë, fillimisht u pa e panevojshme, por sot numri i pompave të benzinës në të cilat nuk bëhet pazar është shumë i pakët. Martesa e drejt... Edhe pse tingëllon pak e çuditshme por veçoria e tretë e miliarderëve janë martesa me personat e drejt. Pra rritja duke patur përkrahjen e duhur të bashkëshorteve gjatë iniciativave të rrezikshme. Të gjithë pasanikët e botës, marrin përkrahje nga bashkëshortet dhe kompanitë e themeluara nga asgjëja i kthejnë në makina që shtypin para. Gjobë për posedimin e mariuhanës! Me anë të ligjit të ri vepra e posedimit të marihuanës do të llogaritet si sjellje e keqe dhe nuk do të regjistrohet në të dhënat e personit. Sipas zbatimit që do të filloj prej këtij muaji në qoftë se tek një person gjenden 10gr marijuanë ai do të përjashtohet nga të gjitha procedurat ligjore, por në vend të kësaj do të paguan gjobë prej 100 frankave. [AKM / AID-3922] Vendimi i marr para një viti ka hyrë në fuqi duke filluar prej këtij muaji. Qeveria deklaroi se këtë ligj e vendosi për të unifikuar praktikat që ndryshonin nga kantoni në kanton. Gjithashtu duke i parandaluar rreth 30 mijë lëndë që shqyrtohen çdo vit në gjykata do të kursehet në shpenzime. Në deklaratën e bërë nga ana e Institucionit bamirës të quajtur Vartësia e Zvicrës thuhet se “Burimet policore nuk shpëtuan nga monitorimi i kontrabandimit të drogës”. Në të vërtet ky rregullim erdhi në rend të ditës me qëllim të zvogëlimit të pirjes së marihuanës nga ana e fëmijëve. Sipas raportit të UNICEF-it, Zvicra në mesin e 29 vendeve të zhvilluara zë vendin e dytë pas Kanadës. Bëhet e ditur se 24% e numri të përgjithshëm të fëmijëve të grupmoshave 11,13 dhe 15 vjeç përdorën marijuanë gjatë vitit të fundit. Ky ndryshim nuk do të zbatohet për fëmijët nën moshën 18 vjeç. Për këtë arsye ekspertët thonë se duhet të merren masa të reja për mbrojtjen e tyre. Kiffer-Busse auf 100 Franken festgesetzt Die neuen Bussen-Bestimmungen, sind seit dem 1. Oktober in Kraft, unter andern auch die Revision des Betäubungsmittelgesetzes. Erwachsene Kiffer sollen künftig nur noch mit einer Busse von 100 Franken bestraft werden.