Aktuell7 - 131105 Albanisch | Page 11

shq ip 11 Mbledhin dhëmbët e arit të të vdekurve! Lajmet se në hirin e kufomave të mbetura pas djegies në krematoriume kërkohet ari shkaktoi reagime të ashpra në opinionin publik. Shitja argjendarëve e arit të përfituar në këtë mënyrë nga ana e disa krematoriumeve në Zvicër krijoj habi. [AKM / AID-3926] Kjo situatë e publikuar në një kanal televiziv nga ana e një krematoriumi në Solothurn ishte shokuese. Zyrtari, i cili bëri të ditur se kanë marr një mulli të ri të hirit, deklaroi se në saje të kësaj pajisjeje kanë mundësi ti ndajnë disa metale nga hiri në të njëjtën kohë ndajnë edhe arin e mbetur. Udhëheqësi, i cili bëri të ditur se nga ari i fituar në këtë mënyrë brenda një kohe të shkurtë pas fillimit të zbatimit të këtij procesi që e shitën argjendarëve iu solli të ardhura shtesë prej afërsisht 35.000 frangave dhe në këtë mënyrë zvogëluan edhe shpenzimet e djegies. Ndërsa një zyrtarë tjetër i një krematoriumi në kantonin e Cyrihut deklaroi se një pjesë të të ardhurave të fituara nga shitja e arit i dhanë donacion institucioneve bamirëse. Ekspertët, të cilët thonë se të gjitha krematoriumet në Zvicër janë në gjendje për të marr ari, theksojnë se një pjesë e tyre fitojnë edhe nga shitja e arit. Ndërsa arsyeja e kësaj fillimisht është pikëpamja morale. Mendimi se nga të vdekurit mund të përfitohet ari nga ana e shoqërisë vlerësohet si mjaftë e shëmtuar. Në anën tjetër, kjo çështje është mjaftë problematike nga aspekti ligjor. Sipas deklaratave të bëra nga juristët metalet e çmueshme të përfituara si rezultat i djegies së kufomave i takon trashëguesve. Për këtë arsye krematoriumet duhet ti informojnë trashëguesit dhe të marrin pëlqimin e tyre. Sipas një studimi të bërë nga ana e Unionit të Krematoriumeve të Gjermanisë, prej çdo kufome të djegur përfitohet afërsisht 2,2gr ari. Në qoftë se marrim parasysh se në Zvicër brenda një viti digjen afërsisht 53.000 kufoma, të ardhurat e përfituara në këtë mënyrë llogariten të jenë afërsisht 3.7 milionë franga. Ndrys- he nga Zvicra përfitimi i arit në këtë mënyrë në Gjermani është mjaftë i përhapur. Gjithashtu edhe rregullimet ligjore janë më të përshtatshme për këtë. Krematorien sammeln Zahngold von Toten In der Asche von kremierten Toten findet sich immer wieder auch Zahngold. Einzelne Schweizer Krematorien verwerten das Gold und verkaufen es weiter. Dies stösst auf Kritik.