Akademia Profesionale E Biznesit Libri i Karrierës | Page 5

Akademia Profesionale e Biznesit në përmbushje të misionit dhe vizionit të saj strategjik lidhur me pikëtakimin e ofertës akademike me kërkesën e tregut të punës jo vetëm që u mundëson studentëve kryerjen e praktikave profesionale, por pas diplomimit u mundëson hedhjen e hapave të para drejt punësimit dhe zhvillimit të karrierës së tyre profesionale. Kjo mundësohet falë bashkëpunimeve dhe partneriteve që Akademia Profesionale e Biznesit ka me shoqatat e kategorive profesionale sipas programeve të studimit që ajo ofron, zyrat kontabël, studiot ligjore si dhe sipërmarrjet e mesme dhe të mëdha, brenda dhe jashtë vendit. APB ka një rol ndëraktiv me aktorët e biznesit, vendas dhe të huaj, në kuadër të këmbimit të informacionit, zhvillimit të praktikave profesionale, transferimit të njohurive duke qenë kështu një vlerë e shtuar midis aktorëve të arsimit të lartë shqiptar. Suksesi në punësim është ballafaqim dhe finalizim i punës së stafit drejtues të institucionit tonë dhe në këtë kontekst institucioni është thellësisht i interesuar për të ndjekur politika lidhur me punësimin dhe zhvillimin e karrierës të studentëve të saj. Gjatë muajit janar 2016, zyra e menaxhimit të karrierës në APB kreu një studim në lidhje me punësimin e studentëve të diplomuar në APB për periudhën kohore 2012-2015. Ky studim doli me disa rezultate të matshme lidhur me statusin e punësimit të studentëve si në vijim: Janë anketuar 55.8% e studentëve të diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, nga të cilët rezulton se: 86% e tyre janë të punësuar. • Janë anketuar 63% e studentëve të diplomuar në Fakultetin e Drejtësë, nga të cilët rezulton se: 72.2% e tyre janë të punësuar. • Janë anketuar 59% e studentëve të diplomuar në periudhën 2012-2015, nga të cilët rezulton se: 79.6% e tyre janë të punësuar. Jemi vertetë krenarë qe punojmë e arrijmë rezultate të gjithë bashkë pasi duartrokitjet shuhen me shpejtësi, ndërsa frytet e një pune të mirë mbesin pergjithmonë. Në fund mund të themi se gjithcka mund të kesh, por asgjë nuk mund të marrësh nëse nuk ke kurajen për të ecur perpara!!!! Presidenti Prof. As. Dr. Ylber BEZO